Ditën e mërkurë Interi humbi një përballje mjaft të rëndësishme ndaj Realit të Madridit, duke e bërë kualifikimin në fazat finale të Champions League mjaft të vështirë. Një faktor kryesor në këtë takim ishte dhe kartoni i kuq i Vidal, i cili nga shumë tifozë zikaltër u cilësua si një veprim foshnjarak i kilianit.
“Gol Tv” ka zbuluar fjalët që i ka thënë Vidal arbitrit Anthony Taylor në momentin që është ndëshkuar dy herë me të verdhë pas një kontestimi për penallti në favor të Interit, e cila nuk u dha nga gjyqtari kryesor.
“Atje e ke atë m*t VAR për ta parë penallltinë dhe ti s’po bën asgjë”- ishin fjalët e Vidal ndaj arbitrit. Megjithatë pavarësisht se arbitri nuk e pa aksionin me anë të teknologjisë, nga moviola rezulton se vendimi i tij ishte i drejtë dhe Vidal u tregua mjaft i nxituar me veprimet e tij antisportive. Tanimë gjithçka bëhet e vështirë për Interin, teksa vetëm një mrekulli mund t’i kualifikoje në raundin tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/