Në listë me Haland dhe Pjaniç, media britanike përshin Kumbullën në lojtarët më të shtrenjtë që do i mungojnë Euro 2021

Marash Kumbulla e ka ngjitur shumë lart emrin e tij në futbollin europian dhe për këtë i është dashur shumë pak kohë. Sezoni i shkuar me Veronën ishte i pari për të në Serie A, ku menjëherë tërhoqi vëmendjen e klubeve të njohura, duke u bërë kryefjala e merkatos së verës. Roma siguroi shërbimet e tij për një shifër goxha të lartë në bazë të moshës së tij, duke qenë një nga talentet më të shtrenjta në qarkullim.

Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar ditën e djeshme një listë me 10 emra që do i mungojnë europianit të verës së ardhshme. Bëhet fjalë për 10 lojtarët më të shtrenjtë, ku përfshihen Haland apo edhe Pjaniç, ndërsa vend në këtë listë ka edhe për Marash Kumbullën.

“Shqipëria ka bërë udhëtimin e vetëm në një kompeticion madhor në Francë 4 vite më pare, ku u njoh për faktin se mundi Rumaninë dhe që për pak sa nuk i rrëmbeu pikë pritësit. Mbrojtësi 20-vjeçar i Romës, Marash Kumbulla, do të kishte qenë një talent kyç për t’u parë nëse Kombëtarja e tij do ia dilte të kualifikohej”, shkruan “The Sun” në artikull për talentin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *