Në Gjermani nuk kapërdihet lehtë turpi me Spanjën, legjenda Bekenbauer: Tani bota po qesh me ne

Gjermania mori një humbje turpëruese në Ligën e Kombeve kundër Spanjës, teksa u mposht me shifrat e pabesueshme 6-0. Zakonisht gjermanët njihet si “të pamëshirshëm” në fushën e lojës me kundërshtarët, por këtë herë duket se ndërruan rolet. Diçka e tillë nuk është kapërdirë lehtë në Gjermani dhe menjëherë kanë nisur kritikat në drejtim të trajnerit Lëv.

Një reagim ka ardhrur edhe nga legjenda Franc Bekenbauer, i cili shprehet për “Bild” se tashmë e gjithë bota po qesh me ta. Ish-futbollisti i “pancerave” thekson se kjo nuk kishte lidhje me ekipin gjerman, por fatmirësisht dështime të këtij lloji janë të rralla për Kombëtaren e tyre.

“Kjo nuk ishte asgjë nga ekipi gjerman. Një ndërprerje totale. Diçka e tillë thjesht ndodh. Tani bota po qesh me ne. Për fat të mirë, ka rrallë dështime të tilla me ekipin kombëtar. Prandaj: lini kishën në fshat. Por ekziston një problem lidershipi në fushë në ekipin e Lëv. Ju keni nevojë për udhëheqës kur gjërat nuk shkojnë mirë”, ka thënë Franc Bekenbauer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online