“Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave“, Dede me batuta për lojtarët: I thashë karikoni bateritë në fundjavë

Nevil Dede ka nisur punën e tij si trajner i Tiranës, ku pasoi Emanuel Egbo. Përballja e tij e parë do të jetë ditën e nesërme, ku e pret një sfidë e vështirë me “klasiken“ e Shqipërisë, atë kundër Vllaznisë. Kreu i pankinës bardheblu ka folur për mediat ditën e sotme, ku ka komentuar gjendjen e skuadrës, si dhe ka zbuluar batutat e shkëmbyera me futbollistët për ndeshjen e radhës. Gjithashtu Dede ka komentuar edhe largimin e një lojtari të rëndësishëm për Tiranën, siç është Kobina. Sipas tij ishte më e udhës që mesfushori ganez të largohen në këtë moment se sa klubi ta humbte në fund të sezonit me parametra 0.

Si e gjetët këto ditë ekipin?

“Deri tani jam mëse i kënaqur nga grupi dhe nga skuadra. Shumë lojtarë të grumbulluar nga kombëtaret janë kthyer dhe gjendja është e mirë, besoj se klubi ka marrë formë. I dërgoj një urim ekipit kombëtar, është një arritje e madhe, është mirë jo vetëm për kombëtaren por për gjithë futbollin shqiptar, sepse Shqipëria krahasohet gjithmonë e më shumë nëpërmjet futbollit“.

Ndikojnë mungesat në ndeshje? Do të donit të kishit të gjithë skuadrën të plotë?

“Kampionati është një maratonë e gjatë ku ka vështirësi dhe pengesa rrugës dhe në këtë situatë e rëndësishme është që klubi të ndihet mirë. Eshtë një atmosferë pozitive. Të vërtetat nuk i mbulojmë dot, është e vërtetë që kemi disa probleme, ky është fakt mediatik, ndërsa ne jemi të fokusuar që të shkojmë në Shkodër për të fituar siç niset gjithmonë Tirana. Përballemi me një skuadër dhe një qytet ku tradita dihet dhe respekti është reciprok dhe ka qënë historikisht mes dy klubeve. Kjo është ajo që më gëzon pamasë. Ambienti është perfekt për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe natyrisht do të fitojë ai që e meriton“.

Ku ndryshon Tirana e Dedes nga Tirana e Egbos?

“Nuk mund të bëj gjithçka brenda një jave. Kampioanti fatnmirësiht sapo ka filuar. Kemi gjithë kohën në dispozicion. Do të kem mundësinë ta njoh më mirë skaudrën. Çdokush  ta kuptojë mirë në këtë klub siç ka jetuar suksese, të përjetojnë dhe ca ndjenja se çfarë përfaqëson ky klub dhe këto ngjyra. Dashuri, për këtë fanellë, për këto ngjyra dhe ndjenja. Kur fillon besimi, mbaron arsyeja. Me këtë frymë shkojmë nesër në Shkodër. E rëndësishme është që ne jemi mirë, grupi është i plotë. Nuk ka rëndësi emrat që do zbresin nesër në fushë. Do jetë ai që e meriton të huaj apo shqiptar”.

Largimi i Cobbina-s peshon shumë për Tiranën?

“Është dicka që i përket Klubit. Askush nuk duhet të largohet me parametra 0. Duke parë planet dhe situatën e klubit, me e mira ishte ikte tani jo me parametra 0”.

E gjetët skuadrën me ritëm të ulët, të rënë?

“E keni ndjekur dhe prezantimin tim . Kam bërë vetëm një seancë të premten. Jo pa qëllim e lashë pushim të shtunë të diel. U thashë një batutë me shaka: ‘Shkoni karikoni bateritë për telefonin. Shijoni fundjavën e këndshme dhe të jemi të karikuar për javën që vjen dhe optimizmin’.
Kampionati sapo ka filluar dhe koha na premton që edhe unë të njihem me skuadrën, por edhe skuadra të njihet me mua“, ka deklaruar Nevil Dede./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *