VIDEO/ Thyhet “mallkimi” i stadiumit “Air Albania”, Cikalleshi bëhet i pari që e inaguron me gol

Që prej ndërtimit të stadiumit të ri, Shqipëria nuk kishte shënuar asnjë gol në “Air Albania”. Do të ishte pikërisht Cikalleshi futbollisti i parë që ka tundur rrjetën e kundërshtarit në minutën e 16-të. Me këtë gol thyhet përfundimisht mallkimi 1 vjeçar ( ndeshja e parë me Francën). Menjëherë pas golit të parë, në minutën e 23-tëë nga Cikalleshi, Ismajli dyfishon shifrat e takimit, por Kazakistani me një gol fantastik nga mezi fushës, shkurton diferencën në 2-1.

Nëqoftëse ndeshja mbaron në këtë situatë, Shqipëria do të luaje kartën e fundit me Bjellorusinë në “Air Albania”, për vendin e parë në grup, por këtë herë me një çlirim psikologjik, pasi goli në impiantin më modern të Shqipërisë nuk është më një mision i vështirë për kuqezinjtë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *