VIDEO/ Shqipëria thyen ngërçin dhe shpërthen në gola, tregon forcën ndaj Kazakistanit

LIVE, Shqipëri-Kazakistan 3-1, Cikalleshi 16′, Ismajli 23′, Manaj 64’/ Abiken 24′

Ka përfunduar përballja e sotme mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, aty ku Kombëtarja jonë ka treguar forcën e saj. “Mallkimi“ i fushës së “Air Albania“ tashmë është thyer, teksa kuqezinjtë kanë tundur 3 herë rrjetën e kazakëve, në fitoren 3-1, duke shpërthyer kështu në gola pas ngërçit në Ligën e Kombeve. Cikalleshi hap serinë e golave falë një gjuajtje të saktë me kokë gjatë pjesës së parë. Më pas është Ismajli që gjen golin e tij të parë me Kombëtaren, por nuk ka arritur ta festojë në maksimum, teksa skuadra e Kazakistanit i ka befasuar të gjithë me atë gol të menjëhershëm nga mesi i fushës.

Ndërkohë në pjesën e dytë të takimit Abrashi është i pandalshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i thënë “stop“ ishte me një penallti. Nga pika e bardhë e 11 metërshit është Rei Manaj ai i cili tregohet i saktë dhe i dërgon shifrat në 3-1. Djemtë e Edi Rejas rikthehen sërish të fitorja dhe tashmë do të synojnë vendin e parë në grup, në përballjen direkte me Bjellorusinë po në “Air Albania“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Shqipëria do të përballet në orën 18:00 kundër Kazakistanit në takimin e vlefshëm për “Ligën e Kombeve”. Fitorja është një detyrim për kuqezinjtë që kërkojnë vendin e parë në grup dhe shiheshin si favoritët kryesorë për të kryesuar duke parë organikën e Kombëtareve. Vetëm pak minuta më parë është publikuar edhe formacioni i ndeshjes, atje ku Reja ka bërë disa ndryshime të papritura.

Sa i përket mbrojtjes, i besohet Veselit, Ismajlit dhe Gjimshitit. Në mesfushë janë hedhur nga minuta e parë Kallaku dhe Memushaj si surpriza, ndërsa sulmi do të jetë për Cikalleshin, Uzunin dhe Manajn. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online