Do të zëvendësojnë Trashin dhe Kumbullën, Reja thërret dy lojtarët e Tiranës te Kombëtarja

Pas performancave mbresëlënëse në sezonin e shkuar që kulmuan me fitimin e titullit të Superiores, Tirana shkoi me sukses deri në fazën “Play-Off” të Europa League. Atje bardheblutë do të eliminoheshin nga ana e Young Boys, për të shuar kështu ëndrrën e madhe që do t’i bënte pjesë e Europës. Ndërkohë lojtarët që drejton Egbo kanë fituar rëndësinë dhe vëmendjen e Rejës.

“Supersport” ka raportuar së fundmi se Marash Kumbulla dhe Lorenc Trashi që pritet të mos i bashkohen Kombëtares, do të zëvendësohen nga ana e Erjon Hoxhallarit dhe Marsel Ismailgecit. Kjo do të ishte edhe një nga arritjet kulminante që shënon karrierën e të dy lojtarëve bardheblu, të cilët shpresojnë edhe në aktivizimin e tyre përgjatë miqësores me Kosovën përpara dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *