Pamjet e rënda/ Për pak sa nuk humbi veshin, Ramiz Brahimi dorëzohet ndaj amerikanit në UFC

Reshat Mati fitoi ndeshjen e 8-të në karrierën e tij si boksier, por të njëjtin fat nuk e pati shqiptari tjetër që ndeshet në MMA, Ramiz Brahimi. Shqiptari që jeton në Amerikë pati një përballje mjaft të vështirë në UFC kundër Max Griffin. Amerikani nuk ishte një kundërshtar i vështirë në letër, megjithatë rezultoi se ishte një forcë e papërballueshme.

Brahimi nuk arriti të fitojë asnjë raund dhe në të tretin arbitri u hodh për të ndalur sfidën pas nuk mundi të vazhdonte më. Për t’i bërë akomat më keq, Brahimi u dëmtua rëndë në veshin e djathtë, ku për pak sa nuk e humbi atë. Pamja horror u bë virale në rrjetet sociale, teksa shumë fansa të boksierit u shqetësuan për shëndetin e tij. Megjithatë në një postim në instagram, Brahimi siguroi ndjekësit se ishte mirë dhe do t’i nënshtrohej një ndërhyrje për mbylljen e veshit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *