Një gol model vjen nga Ligue 1, aty ku Lioni ka barazuar kundër St. Etien. Skuadra franceze ka mundësinë e një goditje dënimi në minutën e 65 të takimit dhe mënyra e ekzekutimit është për t’u duartrokitur. Lojtarët nuk kanë preferuar gjuajtjen apo krosimin në zonë, teksa është një skemë perfekte ajo që i dërgon te goli.
Kapiteni i Lionit pason bukur për Korne në zonë, që i shpëton mbulimit të mbrojtësve. Më pas futbollisti i klubit francez shërben në zonë për Kadever, i cili fare pranë portës e shtyn topin me finte përtej vijës fatale, duke shënuar kështu golin e mbrëmjes për sot./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/noobfcb/status/1325550669043011586