Pasi kemi lënë pas javën e parë të Superiores që u zhvillua në ditën e djeshme, elita e kampionatit shqiptar do të vazhdojë edhe në fundjavë. Të gjitha përballjet do të zhvillohen vetëm të dielën, atje ku do të ketë katër ndeshje në orën 13:45.
Ajo që spikat është padyshim përballja mes Kukësit dhe Partizanit. Kjo do të jetë prova e parë e vërtetë për Dajën, që debutoi me humbje në Superiore ndaj Kastriotit. Nga ana tjetër Gega kërkon që të përmirësohen gabimet e kryera me Tiranën, për të marrë rezultatin e parë pozitiv.
Kampionët e Shqipërisë do të luajnë kundër Teutës, një skuadër që i ka sjellë shumë humbje. Sa i përket Armando Cungut, këtë herë armata e Laçit do të presë në shtëpi Kastriotin. Një tjetër ndeshje interesante është ajo mes Apolonisë dhe Bylisit, ndërsa në orën 16:45 do të luhet edhe takimi i fundit Skënderbeu-Vllaznia. /Sport Ekspres/
Tirana-Teuta, ora 13:45
Laçi-Kastrioti 13:45
Apolonia-Bylis 13:45
Kukësi-Partizani 13:45
Skënderbeu-Vllaznia 16:45