Po e sulmojnë në Gjermani, trajneri i Hamburgut mbron Gjasulën: Do e ndihmoj Shqipëria, nuk jemi të verbër

Nga Klaudio Ndreca

Kjo aventurë e re për Klaus Gjasulën që u transferua nga Paderborni për të mbërritur te Hamburgu nuk po shkon aspak mirë. Gjithçka nisi që në një ndeshje direkte mes këtyre dy ekipeve, atje ku mesfushori shqiptar nuk i mposhti dot emocionet ndaj së shkuarës, për të bërë disa gabime që po i kushtonin shumë Hamburgut.

Por trajneri Daniel Thioune e ka mbrojtur pafundësisht Gjasulën, ndërsa në dhomat e zhveshjes urdhëroi ekipin që të përmbyste ndeshjen vetëm për Klausin. Në ndeshjen e fundit derbi që Hamburgu zhvilloi kundër St Paul, mesfushori kuqezi u aktivizua në minutën e 87.

Gabimi i parë në prekjen e topit të parë mund të kishte kushtuar edhe për golin e fitores të St Paul, ndërsa përballja u mbyll në shifrat 2-2. Shumë kritikë dhe sulme vijnë nga mediat gjermane, por është sërish trajneri Thioune që e mbron Gjasulën. Fatmirësisht një lajm i mirë vjen se Shqipëria e ka thirrur në takimet e Ligës së Kombeve që do të zhvillohen në nëntor.

“Është e vështirë për Gjasulën në këtë moment, të gjithë e dimë dhe po e shohim këtë, është situatë fatkeqe, nuk jemi të vërbër. Duhet që ta ndihmojmë që të dali nga lugina. I mungon disi ritmi, le të jemi pak të durueshëm dhe t’i japim kohë sepse i dimë pikat e tij më të forta. Ndoshta mjedisi te Shqipëria do të jetë i mirë dhe do ta ndihmojë që të fitojë vetbesimin me ndeshje të mira te Kombëtarja”, ka thënë trajneri i Hamburg. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online