“Ka tru ndryshe nga trajnerët”, Pochetino me rrëfim të rrallë mbi Bielsën: Blinte 10 gazeta për të mundur rivalin

Në momentin kur Lidsi do të kthehej zyrtarisht në “Premier League”, komente me vlerësime të jashtëzakonshme erdhën nga dy trajnerët më të njohur në Angli për arkitektin e ekipit të sapo ngjitur në elitë. Pep Guardiola dhe Jurgen Klop kanë shprehur gjithë simpatinë e tyre mbi Bielsën, duke e cilësuar tërësisht si një lloj tjetër trajneri që e dallon në Europë.

Përballjet e para e kanë dëshmuar këtë cilësi pasi nga skuadra e Lids është ndjekur edhe futbolli më i bukur në “Premier League”, duke prodhuar një lojë të hapur dhe në favor të spektaklit. Bielsa do të zbulonte shumë vite më parë edhe Pochetinon si futbollist, njeriun që do të fitonte shumë nga ish-tekniku i tij edhe në formimin për të drejtuar një skuadër, pasi arriti jo pak suksese me Totenhem. Në një rrëfim të fundit, Pochetino ka treguar gjithçka me detaje mbi trajnerin më të përfolur në Angli.

“Gjëja më e rëndësishme që të gjithë duhet të dinë është se Bielsa është një njeri shumë i veçantë. Ai është një karakter shumë i ndryshëm dhe një trajner shumë i ndryshëm që beson në një mënyrë tjetër për të luajtur, metodën e tij që krijoi për të stërvitur.

Ishte e vështirë t’i përshtatem. Por për mua është shumë e vështirë të flas për të sepse marrëdhënia ime me të filloi kur isha 13 vjeç kur mbërrita në Neëell’s Old Boys. Kur je fëmijë duke u përpjekur t’i përkthesh idetë e tij është shumë e vështirë realisht.

Mbaj mend ditën time të parë në fushë stërvitore, duke luajtur 11 kundrejt 11, isha i dëshpëruar për të luajtur. Isha 13 vjeç, të luash, kjo është gjithçka që dëshiron të bësh. Bielsa më tha se do të luaja si sulmues, si Harry Kane tani. Unë i thashë, ‘Jo, jam një mbrojtës qendror.’ Ai më tha se skautët e kishin lajmëruar se kam luajtur edhe sulmues.

“Po kjo se ishte për shkak se kam qenë në një qytet të vogël dhe unë isha lojtari më i mirë. Ju luani në çdo pozicion nëse jeni lojtari më i mirë, sulmues, mbrojtës, mesfushor. ” Në rregull, ju do të luani si qendërmbrojtës”.

Pas pesë minutash, Bielsa më ftoi të ulesha pranë tij.” Mauricio, ti do të jesh një lojtar i Neëell’s Old Boys. Tani shko të bësh dush. ” Unë i ktheva: ‘Pse duhet të bëj një dush, unë kam luajtur vetëm pesë minuta’. Bielsa më tha, ‘Jo, shko në zyrë dhe pastaj kthehu në qytetin tënd dhe i thuaj babait tënd që do të luash për Neëell’s Old Boys.’ Për një fëmijë të moshës 13 vjeç, kjo shpjegon se si ishte dhe si është. Ai kishte këtë intuitë të pabesueshme, perceptimi. Kaq i zgjuar. Ai kishte një tru ndryshe nga të gjithë njerëzit që unë kam njohur si trajner.

Kur isha duke luajtur për ekipin e dytë të Neëell’s Old Boys, mbaj mend që u përgatitëm gjatë javës. Në atë kohë nuk kishte internet. Por Bielsa mblodhi të gjitha gazetat dhe në grupe me tre lojtarë, kështu mblidheshin informacionet, lexoni gazetat.

Nëse lexoni një gazetar, mbase është informacion i gabuar, por nëse lexoni 10 gazeta, nga Buenos Aires, nga Rosario, nga Cordoba, në të gjithë vendin, atëherë ne mund të futemi brenda kundërshtarit dhe të dimë çdo detaj. Ne e dinim formacionin, lojtarët, kush i godiste penalltitë dhe gjithë mënyrën sesi luanin. Nuk ishte si në kohën sot që i ke të gjitha kushtet për t’u informuar. Bielsa ka qenë që në atë kohë 20 vite vite përpara të tjerëve”, u shpreh Pochetino. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *