Puna e Igli Tares te Lazio përgjatë këtyre viteve është vërtetë për t’u duartrokitur dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Gjetje të goditura me pak të ardhura që më pas kthehen në një vitrinë të shtrenjtë për klubet e mëdha. Kjo ka qenë aftësia e drejtorit sportiv shqiptar, që është arkitekti i këtij suksesi të bardhekaltërve.
Zbulimet e tij kanë fituar vlerësimin e të gjithëve, ndërsa tashmë është “Calcomercato” ajo që i jep jehonë gjetjes më të fundit të Tares. Bëhet fjalë për Szymon Czyz, i cili vetëm 19 vjeç bëri debutimin e tij në Champions League. “Czyz, Zielinski i ri, është xhevahiri më i fundit i Tares”, shkruan media e njohur italiane që vlerëson talentin e polakut si dhe nuhatjen e pagabueshme të drejtorit sportiv të Lazios./Halit Delibashi-Sport Ekspres/