“Na duhet të vuajmë me Realin”, Konte zbulon prapaskenat: Isha fare pranë stolit të Real Madridit

Interi dhe Reali i Madridit luajnë nesër një sfidë që vlen si një finale për të dyja skuadrat. Dy ekipet që pas shortit hodhën kandidaturën për të kaluar grupin papritur e gjejnë veten në ankthin e eliminimit, teksa ende nuk kanë marrë fitoren e parë në Champions League. Në prag të kësaj ndeshjeje, Antonio Konte ka folur për mënyrën sesi skuadra e tij do i qaset lojës.

Trajneri italian vlerëson në maksimum “galaktikët”, por nga ana tjetër deklaron hapur se Interi i tij nuk do të rrijë i tërhequr pas në mbrojtje për të pritur momentin e tij. Ndërkohë gjatë fjalës së tij ka zbuluar edhe prapaskenat që e lidhin me stolin e Realit. Konte ka pranuar se në të shkuarën ka qenë fare pranë marrjes së drejtimit të “los blancos”, por atëherë sezoni kishte filluar dhe e shihte të vështirë të merrte përsipër ekipin.

“Real Madrid është një ekip i fortë, i ndërtuar për të fituar këtë kompeticion. Ata kanë lojtarë që e kanë fituar këtë kupë disa herë. Ne e dimë që po përballemi me një ekip që vjen nga një humbje e çuditshme me Shakhtar dhe një rikthim me Borussia. Do të duhet të vuajmë: nëse jemi të mirë në vuajtje do të jemi në gjendje të marrim disa kënaqësi. Vijmë këtu duke propozuar lojën tonë, nuk do ta vendosim veten në një cep si një boksier që mbron veten duke kërkuar një goditje të vetme për nokautin.

Stoli i Realit? Në të kaluarën, është e vërtetë, kisha mundësi të bëhesha trajner i Real Madrid, por mbase koha nuk ishte pjekur. Unë dua të vazhdoj projektin këtu te Interi. Kishte nja dy momente kur unë isha shumë afër trajnerit të Real Madrid. Sezoni atëherë kishte filluar, do të ishte e vështirë të merrej përsipër. Ishte bërë një program nga klubi dhe në një mënyrë shumë të sinqertë unë kisha preferuar ta shtyja”, ka deklaruar Antonio Konte./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online