Champions League/ E frikshme për Dinamon e Kievit, do të luajë me ekipin e dytë kundër Barcelonës

Ndeshja e radhës për Dinamon e Kievit në “Champions League” do të jetë kundër Barcelonës, atje ku do të udhëtojnë drejt “Camp Nou”. Ekipi ukrainas do të rezultonte “kockë e fortë” kundër Juventusit, megjithëse në fund do të dorëzoheshin për t’u mundur në shifrat 0-2. Ndërkohë një pikë e marrë erdhi në Ferencvarosh duke barazuar 2-2.

Në ndeshjen e së mërkurës rrezikohet edhe turpërimi kundër Barcelonës e kjo shkon përtej diferencave të mëdha në organikën e lojtarëve. Dinamo e Kievit do të luajë me rezervat dhe lojtarët e marrë nga akademia në pjesën dërrmuese, pasi ka konfirmuar si pozitiv nga pandemia: “Tsitaishvilli, Karaëajeë, Duelund, Baluta, Szaparenko, Harmasz”. Këto janë infektimet e fundit dhe të gjithë këta lojtarë do të shkojnë në karantinë. Ndërkohë më parë janë infektuar dy portierët Buszazan dhe Boyko, pa harruar edhe mbrojtësin e krahut Mykolenko.

Të gjithë këto emra do të jenë mungesat ndaj Barcelonës dhe shumë prej tyre kanë pasur vendin e titullarit në skuadrën e drejtuar nga Lusescku. E vetmja gjë e sigurt mbi vendosjen në fushën e lojës te Dinamo e Kievit do të jetë aktivizimi i 18-vjeçarit Ruslan Neszceret si portieri i parë kundër Barcelonës dhe qendërmbrojtësit tjetër 18-vjeçar Illa Zabarny, të cilët do të jenë nga minuta e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *