“Po të ishin aq të mirë do shpalleshim kampion”, Gjici për largimet: Shkurtajn mbaje për vete, ku është sot?

Si do të jetë Kukësi i këtij sezoni të ri? Shumë largime me peshë kanë ardhur nga verilindorët në merkaton e verës, por me Skënder Gegën në krye dhe historinë e viteve të fundit ku është luftuar vetëm për titullin kampion, premtohet se objektivat nuk kanë për të ndryshuar.

I pranishëm në emisionin “Fair Play” që drejtohet nga Enkeleida Zeko, gazetari sportiv, Tami Koma, ka pyetur Safet Gjicin mbi largimet dhe afrimet e Kukësit. Më saktësisht për të diskutuar disnivelin mes tyre, kur te verilindorët nuk do të jenë më emra si Et’hemi, Abazaj, Rroca dhe Shkurtaj. Ndërkohë presidenti i Kukësit nuk e sheh në këtë mënyrë:

“Shkurtajn mbaje për vete. Ku është Shkurtaj sot? Do ta shohim pas 3 apo 4 ndeshjesh. Afrimet e reja duhet të presim edhe ne vetë për t’i parë më mirë. Megjithatë po të ishin kaq të mirë ato emrat që ti përmende dhe që janë larguar do të ishim shpallur kampion vjet. Përmend vetëm një ose dy emra nga ata”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online