“Më kishin hedhur diçka në ujë”, Wilder plas akuzat pas humbjes kundër Tyson Fury: Poshtë dorezave të tij…

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Deontay Wilder është shprehur mjaft i acaruar për faktin se Tyson Fury (personi që i dha humbjen e parë), nuk e mbajti fjalën për t’u ndeshur përsëri me të. Në kontratën që të dy këta luftëtarë kishin nënshkruar thuhej se në 12 dhjetor do të zhvillohej dhe përballja e tretë mes tyre.

Por nuk mbaron me kaq, pasi inati ndaj humbjes së titullit përballë Tyson Furyt ka bërë që Ëilder të përhapë teori konspirative. Sipas tij, trajnerët e Furyt kishin vendosur diçka të rëndë si hekur poshtë dorezave të boksit, për të nxjerrë knock-out Ëilderin.

” Tyson Fury ti je një k**vë, i pabesë. Çfarë është kjo ideja e të ndeshurit me Carlos Takam, kur më kishe premtuar ndeshjen e tretë? Ishte dhe në kontratë.

Të gjithë e dimë, që Tyson Fury bëri me hile. Ata (trajnerët) i vendosën diçka të rëndë poshtë dorezave dhe prandaj kur më gjuajti poshtë veshit, unë rashë në tokë. Më kishin hedhur edhe diçka në ujë. Tyson Fury, sado që të fshihesh, unë do të gjej.”- u shpreh i frustruar Deontay Ëilder. /Elio Hajdari-SportEkspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *