“Njësoj si të luash me 9 lojtarë”, gazetari spanjoll çon përtokë Rei Manajn: Të largohet vetë nga Barcelona kush e mori…

Nga Klaudio Ndreca

Rei Manaj kishte shansin e artë për të shuar për pak kohë kritikat që ishin adresuar të shumta kundër tij. Në ndeshjen e Barcelonës B ndaj Prat ishte i pranishëm për ta ndjekur me vëmendje përballjen edhe Koeman, tekniku i ekipit të parë.

Megjithatë sulmuesi shqiptar ishte për t’u harruar, duke mos prodhuar asgjë për 90 minutat. Menjëherë do të zëvendësohej në pjesën e dytë, ndërsa sulmet e menjëhershme nuk kanë munguar. Këtë herë vijnë nga gazetari spanjoll Albert Roge, i cili nëpërmjet një postimi në “Twitter” shkruan:

“Gustavo Maia dhe Rei Manaj nuk kanë kualitetin për të luajtur me Barcelonën B. Të kesh ata në skuadër është njësoj si të luash me 9 lojtarë. Kushdo që i ka marrë në ekip, të largohet vetë me respekt dhe dinjitet”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online