VIDEO/ Një mbrojtës “maskohet” si Haland, Dortmundi fiton me dopietën e Mats Humels

Borusia e Dortmundit ka mposhtur me shifrat 0-2 Arminia Bielefeldin. Megjithëse pa Haland në majën e sulmit, golat nuk kanë munguar për verdhezinjtë. Sulmuesi norvegjez di si ta përshëndesë rrjetën në çdo takim kur shkel në fushë, por këtë herë është një mbojtës që “maskohet“ si Haland dhe kthehet në njeriun gol të Dortmundit.

Mats Humels ka realizuar një dopietë ditën e sotme, me dy golat e tij të realizuar në minutën e 53-të dhe të 71-të. Në rastin e shënimit të dytë, mbrojtësi gjerman lëviz mirë në zonën kundërshtare dhe kërcen më lart se dy lojtarët e Arminia Bielefeldit, duke e dërguar topin me kokë në rrjetë. Ndërkohë 3 golat e fundit të Borusias së Dortmundit mbajnë pikërisht autorësinë e Humels./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/BorussenEdits/status/1322569790465155072

https://twitter.com/BorussenEdits/status/1322565251456475136

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *