Khabibi vari dorezat në gozhdë pas fitores së fundit në arenën e MMA kundër Gaethje, për ta mbyllur rekordin e tij absolut në 29-0. Asnjë humbje për luftëtarin më të njohur në botë, që ka qenë i jashtëzakonshëm përgjatë gjithë kësaj kohe.
Arsyeja e largimit ishte ndërrimi i jetës nga ana e babait, ndërsa tanimë Khabib nuk gjen më motiv për të shfryrë forcën, e bashkuar edhe me një premtim që i kishte dhënë për t’u larguar nga MMA.
Por drejtori i UFC, Dana Ëhite, kërkon që ta kthejë Khabib edhe për një ndeshje të fundit. Ëhite ka zgjedhur që të luajë me ndjenjat e Khabib, duke i kujtuar dëshirën e vërtetë të babait të ndjerë: “Babai i tij kërkoi që Khabib ta mbyllte karrierën me 30-0. Duhet të kthehet edhe për një ndeshje të fundit”. Padyshim që nëse rusi do të pranojë që të kthehet edhe për një luftim të fundit, duhet të jetë një nga ndeshjet që do të thyejë rekord për shikueshmërinë. /Sport Ekspres/