Ishte karta fituese e Alegrit te Juventusi, Mario Manxhukiç gati të rikthehet në Serie A

Aventura në Katar zgjati vetëm 6 muaj për Mario Manxhukiç, që tani është gati të rikthehet sërish në atë kampionat ku e provoi shpesh të ngrite trofeun e kampionit. Pavarësisht se në moshë 34-vjeçarë, futbollisti kroat ka ende cilësi për të bërë diferencën në Serie A. Lojtari ishte karta fituese e Masimiliano Alegrit në kohën kur të dy ishin pjesë e Juventusit, teksa kishte rol kyç në lojën dhe suksesin e bardhezinjve.

Ndërkohë pas Manxhukiç tashmë është vënë Bolonja. Skaudra italiane ka humbur sulmuesin e saj, Federiko Santander, i cili duhet të qendrojë jashtë për 4 muaj për shkak dëmtimi. Për këtë arsye Mihajloviç ka hedhur sytë drejt kroatit, i cili ka një karrierë të pasur dhe të mbushur të trofe, si dhe e njeh mirë golin. Megjithatë Manxhukiç është një lojtar i shtrenjtë dhe kjo është e vetmja pikë ku duhet negociuar për të arritur një marrëveshje mes palëve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *