Kristiano Ronaldo nuk ka pasur mundësinë për të luajtur kundër Barcelonës në takimin e vlefshëm për Champions League. Atje Juventusi do të humbiste në shifrat 0-2 duke e ndierë mungesën e yllit portugez.
Rezultati i tamponit do të ishte sërish pozitiv në mbrëmjen e së martës, atje ku e gjithë bota e futbollit priste kthimin e Ronaldos. Ndërkohë televizioni portugez “Tv1” ka zbuluar se portugezi ka bërë 18 testime që kanë rezultuar pozitive që nga 13 tetori. Kjo ishte edhe arsyeja se përse Ronaldo i konsideroi si budallallëk kryerjen e këtyre testimeve. /Sport Ekspres/