Super Liga Europiane është një projekt që po qarkullon së tepërmi si ide në kokat e krerëve të disa prej klubeve të njohura. Anjeli ishte një ndër nismëtarët e këtij kompeticioni, që ka marrë edhe mbështetjen e Barcelonës. Por UEFA duket e prerë kundër këtij projekti, duke e quajtur si një “shpikje italianësh“.
Ndërkohë, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk ka nguruar të thumbojë Juventusin. Megjithëse nuk ka preferuar të përmendi emra, fjalët e tij shkojnë qartazi për bardhezinjtë, teksa shprehet se këtë kompeticion e kërkojnë ato klube që mendojnë se meritojnë më tepër në Europë, por që në të vërtetë fitojnë pak.
“Është një shpikje italianem nuk është propozim i yni. Do të ishte një nga projektet më të mërzitshme në botë. Janë 2 ose 3 klube që flasin rreth saj, të cilat mendojnë se meritojnë të fitojnë më shumë se të tjerët, por në të vërtetë fitojnë pak. Nuk është një diskutim serioz. Superliga Europiane do e vriste futbollin dhe jam fuqimisht kundër saj”, ka deklaruar Aleksandër Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/