Mesjava e gjen Superioren në fushë, Tirana-Kukësi ndez kampionatin që në fillim

0

Më në fund topi do të rrotullohet sërish dhe mesjava e ardhshme do i gjejë klubet e Kategorisë Superiore në fushën e lojës. Liga Profesioniste i dha fund bojkotit të gjatë, teksa arriti qëllimin për të përmbushur 4 pikat për të cilat sporti ynë aq shumë ka nevojë.

Më 4 nëntor emocionet e Superiores do të kthehen përsëri te tifozët, megjithëse këtyre të fundit do u duhet ta ndjekin ekipin e zemrës nga ekrani i televizorit e jo nga shkallët e stadiumit. Një rikthim i futbollit që vjen me një super përballje mes dy ekipeve që kanë shpallur kandidaturën për titull kampion që pa nisur ende sezoni. Tirana dhe Kukësi do të ndezin rivalitetin e tyre që në fillim të kampionatit, të cilin kanë su synim ta sundojnë deri në fund./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Ndeshjet e javës së parë:

Tirana-Kukësi

Teuta-Skënderbeu

Vllaznia-Apolonia

Kastrioti-Partizani

Bylis-Laçi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.