Futbolli i ka dhënë fund bojkotit dhe do të rikthehet në këtë fundjavë, për ta nisur fillimisht me Kupën e Shqipërisë dhe do të nis në mesjavë me elitën e Superiores. Një reagim i fundit ka ardhur edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që përshëndet vendimin e fundit të marrë nga Liga Profesioniste.
Rama është shprehur i gatshëm që të avancojë më tej bisedimet, pasi është kthyer dhe futbolli. Në të njëjtën kohë ka bërë edhe një thirrje për naftëtarët që ta shohin këtë shembull e të heqin dorë këmbëngulja për plotësimin e kërkesave të tyre, duke i ftuar në një tavolinë diskutimesh. /Sport Ekspres/
E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati.
— Edi Rama (@ediramaal) October 29, 2020