Kastriot Dermaku u dëmtua në minutën e 9-të, duke u zëvendësuar menjëherë në ndeshjen Lecce-Cosenza. Lëndimi ishte majft serioz sa lojtari i Kombëtares Shiqptare u detyrua të dalë me ndihmën e stafit mjekësor nga fusha e lojës. Në testet e bëra për shkallën e dëmtimit rezulton se Dermaku do të mungojë të paktën 1 muaj, për të kryer rehabilitimin e plotë të gjurit të këmbës së djathtë. Një kohë e gjatë kjo që i heq mundësinë për të veshur fanellën kuqezi në ndeshjet e radhës të muajit nëntor.
Dëmtimi i gjurit u evidentua përmes një rezonance magnetike me rreze X në “Klinikën e Radiologjisë Quarta Rossa”, për të parë sesi duhet të vijojë fizioterapia në mënyrë që lojtari kur të kthehet përsëri në fushën e lojës, të mos vuajë përsëri një dëmtim të dytë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/