VIDEO/ Një shqiptar trondit Atletikon e Simeones, gol dhe asist nga sulmuesi që pret… Gjermaninë

Altetiko e Madridit ka fituar mes vështirësive me shifrat 3-2 kundër Salzburgut në ndeshjen e sotme të vlefshme për fazën e grupeve në Champions League. Ishte një shqiptar ai që “bëri me zemër” skuadrën e Diego Simeones. Mërgim Berisha ishte padyshim protagonist kryesor mbrëmjen e sotme për austriakët, teksa me asistin dhe golin e tij i dhuroi një përmbysje të përkohshme ekipit të tij kundër një emri si Atletiko e Madridit.

Sulmuesi shqiptar jep fillimisht një pasim që konvertohet në gol nga Slobozai për të barazuar rezultatin, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë trondit kundërshtarët duke përmbysur shifrat në 1-2 me golin e tij. Megjithatë kontributi i tij në fushë nuk ka mjaftuar, teksa djemtë e Simeones kanë kthyer gjithçka në favorin e tyre falë Zhoao Feliks.

Mërgim Berisha është një talent që kërkohet si nga Kombëtarja e Shqipërisë ashtu edhe nga Kosova, por futbollisti 23-vjeçar e ka të qartë në mendjen e vetë. Futbollisti i Salzburgut dëshiron vetëm “pnzerat”, duke pritur kështu ftesën e Gjermanisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/PipeSierraR/status/1321198319432028165

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online