Një shqiptar mes yjeve si Nejmar dhe Depaj, përfshihet në formacionin e javës në Francë

Valon Berisha e gjen veten mes më të mirëve në Francë, teksa është përfshirë në formacionin e javës në Ligue 1. Ekipi i tij, Reims, mori një fitore të thellë me shifrat 4-0 kundër Montpellier, duke bërë që futbollisti dardan të renditet përkrahë yjeve si Nejmar dhe Depaj.

Berisha u transferua në radhët e klubit francez në merkaton e verës që lamë pas. Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës përfundoi huazimin e tij te Fortuna e Dyzeldorfit në muajin qershor, ndërsa te Lacio nuk pati hapësira të mjaftushme. Në këto kushte lojtari zgjodhi të largohej dhe duket Reims është vendi i duhur për të vijuar karrierën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *