“Nuk e prisja këtë lloj niveli në Turqi”, Kristal Abazaj bën krahasimin: Më e fortë se Superiorja, e kam ndjekur Kombëtaren

0

Kristal Abazaj e ka nisur më së miri aventurën e re te Instabulspori atje ku po kthehet në lojtarin kyç të ekipit turk sa i përket aspektit sulmues. Në një intervistë për “Supersport” menjëherë pas golit të shënuar ndaj Eskisesporit, sulmuesi shqiptar ka vlerësuar lartë nivelin e ligës së parë në Turqi, duke e konsideruar më të mirë se në Superiore.

“E kemi ndjekur me vëmendje Kombëtaren. Duhet të përsërisim vitet e suksesshme me De Biasin. Nuk kam bërë një fazë përgatitore. Shpresoj të vij sa më shpejt  në kondicionin fizik. Jam habitur pasi nuk e  prisja ekipin të ishte në nivel të lartë në Turqi. Kemi skuadër mjaft të mirë. Katër ekipe të para këtu janë më të forta se në Superiore”, u shpreh Abazaj. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.