Ajaksi shënoi 13 gola/ Në media ngushëllon kolegun, portieri i Ajaksit i pacipë: Donte të bënte gol edhe ai nga penalltia

Nga Klaudio Ndreca

Nëse mendoni se vetëm gjermanët janë të pamëshirshëm kur e gjejnë kundërshtarin në ditën më të dobët, atëherë me siguri që iu ka kaluar historia e djeshme e Ajaksit. Këta të fundit kanë fituar në shifrat 0-13 ndaj VVV në “Eredivisie”, duke thyer çdo rekord të mundshëm.

E kush më mirë sesa portieri i Ajaksit, lojtari me eksperiencë Andrea Onana, do ta kuptonte kolegun e tij nga krahu tjetër që kishte pësuar një numër të pafundmë golash? Në media rezulton si njeriu më i mirë në fushë. Megjithëse nuk bëri asnjë pritje të vetme, por shkoi menjëherë për të ngushëlluar kolegun e tij.

“Respekt”, është kjo fjala e shpërndarë nga ana e Onanas dhe duartrokitjet që vijnë nga të gjithë tifozët. Por nga ana tjetër gardiani i Ajaksit është shfaqur i pacipë dhe dëshironte që t’ia shtonte vuajtjen në maksimum portierit të VVV Venlo.

Kur rezultati ishte 0-9 do të akordohej një penallti në favor të Ajaksit. Kamerat kapën menjëherë Onanan që doli nga zona e tij dhe dëshironte që të ekzekutonte 11-metërshin, për të shënuar edhe ai në këtë ndeshje, ku turpërimi do t’i vendosej kapaku. Por dëshira nuk do t’i plotësohej pasi në fushë ndodhej sulmuesi i njohur Huntelar që ende nuk e kishte tundur rrjetën për herë të parë.

“Onana ma tha pas ndeshjes se donte ta bënte ai penalltinë. Megjithatë nuk mund të dilte përpara meje. Nëse ke shënuar 1 ose 2 gola, atëherë është më mirë për dikë tjetër, portierin për shembull. Por në atë pikë që ishim thjesht duhet të shënoja gola vetë”, ka thënë Huntelar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *