Nga Klaudio Ndreca
Marash Kumbulla ka debutuar në mënyrën më të mirë në “Europa League”. Mbrojtësi shqiptar ka realizuar golin që i ka dhënë fitoren Romës në përballjen ndaj Young Boys, duke ia dalë në shifrat 1-2. Fitore kjo e cila ka thyer hegjemoninë e kampionëve të Zvicrës që kishin një seri fitoresh radhazi në shtëpi.
Padyshim që flitet për heroin e ri të Romës, të paktën për ato 90 minuta që u zhvilluan në Europë. Prestigjozja italiane “Tuttomercatoëeb” ka shkruar edhe një artikull për të shpërndarë jehonën e mediave shqiptare mbi mënyrën sesi është komentuar ky gol.
Shkrimi nis me artikullin e “Sport Ekspres” atje ku Kumbulla cilësohet si një hero në një debutim të pabesueshëm. Gjithashtu vend gjen edhe pasqyrimi nga “Gazeta Shqiptare” e cila e etiketon si lider. /Sport Ekspres/