Juventusi ka çelësin për të arritur te Mbape, bardhezinjtë i shpallin luftë Realit të Madridit

E ardhmja e Kilian Mbapesë pritet të jetë larg Parisit. Sulmuesi francez është dëshira e madhe në merkato për çdo skuadër, por shifra e majme që kërkon PSG është arsyeja pse vetëm shumë pak prej tyre mund të ëndërrojnë për shërbimet e tij. Reali i Madridit njihet që herët si kandidati kryesor për të blerë kartonin e një prej talenteve më të mëdha të futbollit, megjithëse nga zhvillimet e fundit me shumë gjasa nuk do të jenë të vetëm.

Sipas “Le Parisien”, është Juventusi që i shpall luftë “galaktikëve”. Bardhezinjtë kanë hyrë në garë për shërbimet e Kilian Mbapesë, për të cilin duket se e kanë çelësin e duhur dhe ai është Kristiano Ronaldo. Ylli portugez është idhulli i fëmijërisë së sulmuesit të PSG-së dhe Anjeli ka ndërmend t’ja bëjë ëndrrën realitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online