“Futbolli duhet luajtur një orë e më parë”, Duka tregon takimin me Ramën: Më tha se…

Armand Duka ka qenë i pranishëm në një aktivitet që u organizua në “Football Republic”. E gjithë vëmendja kryesore mbetet te vendimi që do të jepet për rinisjen e Superiores, ndërsa topi nuk është vendosur ende në mesfushë, por mbahet nga Qeveria.

E cili është vendimi i marrë? Presidenti i FSHF-së ka pasur një takim me kryeministrin Rama dhe është shprehur gatishmëria për të marrë në konsideratë kërkesat e Ligës. Gjithashtu Duka është shprehur se kryeministri do të dalë vetë në deklaratë mbi këtë çështje, por sigurisht në fjalët që raportohen nga “Supersport” theksi vendoset te fakti që të gjithë dëshirojnë rikthimin e futbollit një orë e më parë.

“Ne duhet të bashkojmë paratë me pasionin. Për këtë po luftohet, që përmes ndryshimit të legjislacionit të bashkohet pasioni me paratë. Pra, pasioni të mos bëhet gropë për familjen dhe shoqërinë. A do të fillojë futbolli? Shikoni, futbolli duhet të luhet dhe është e dëmshme ndërpreja e tij. Pra, është shumë i dëmshëm edhe për futbollistët. Një orë e më parë duhet luajtur futboll. Nuk duhej të ndërpritej, duke arritur marrëveshjen gjatë lojës. Në një tavolinë të fundit që ka pasur Liga me qeverinë, na është premtuar se do të miratohet një nga dy propozimet. Unë kam pasur një takim me kryeministrin, sot, dhe më ka thënë që do ta marrë në konsideratë.

Varet nëse Liga do të bindet me kaq apo do të ketë një zhvillim tjetër për të fituar futbolli. Nuk është çështje numrash. Një fond për sportin është pak, ka nevojë shumë më shumë për mbështetje. Unë s’e di nëse bëra mirë apo keq që e tregova këtë, por mendoj se kryeministri Rama do të japë vetë ndonjë prononcim. Kush nuk është i lumtur kur fillon futbolli, të gjithë jemi të lumtur”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online