“Nuk na e bënë zemra të flasim keq për Tironën”, mes dashurisë Gent Muça tregon për bisedën me Refik Halilin

Gent Muça është një historie dashurie dhe besnikërie karshi ngjyrave të Tiranës. Megjithatë vijnë edhe momente të caktuara në jetë kur duhet të zgjedhësh për variantin më të mirë. Teksa vitet ikin dhe Muça e pa veten në stol, kishte ardhur momenti për të nisur një aventurë të re.

Por pa e tradhëtuar Tiranën me një tjetër ekip në Shqipëri pasi u zgjodh transferimi te Prishtina. Atje mbrojtësi i njohur në futbollin tonë arriti që të realizonte menjëherë, duke marrë besimin e klubit. Në një intervistë për “Fax Sport”, Muça ka rrëfyer gjithçka mes dashurisë për të kaluarën që do të jetë njëkohësisht është edhe ardhmja.

“Goli me Prishtinën? Kam pak kohë këtu, por ndihma e shokëve dhe mikëpritja e skuadrës më kanë bërë që të ambientohem lehtë. Pastaj jam në një qytet shqiptar, si në Tiranë, ishte më e lehtë për mua. Është ndjesi e mirë kur shënon gol, sidomos për pozicionin që kam në fushë. Është një energji që çlirohet. Sa i përket fanellës që mbaja veshur dikur, padyshim që më ka dhënë një ndjenjë të veçantë. Niveli në Kosovë është i lartë, kanë ardhur shumë lojtarë nga Shqipëria. Investimet janë shumë të mëdha, shteti po ndihmon shumë këtu, sidomos në kohën e pandemisë. Jo larg në vite do të barazohet dhe kalohet niveli i futbollit tonë.

Pse u largova nga Tirana? Unë e kam thënë që ishte zgjedhje profesionale. Ajo që doja unë ishte që të kontribuoja në fushën e lojës. Këtë dëshirë ia shpreha presidentit që të vazhdoj për të kontribuar në fushën e lojës, sepse kam shumë për të dhënë. Ai më mirëkuptoi dhe zgjidhja për t’u larguar ishte dy palëshe.

Presidenti Halili më tha se e kam derën e hapur te Tirana. Ishte zgjedhje për më të mirën si futbollist, ndërsa e ardhmja do të jetë gjithmonë afër Tiranës. Unë uroj që ky vendim të jetë një marrëveshje “fitore-fitore”, si për Tiranën ashtu edhe për mua. Shpresoj që të mos e ndiejnë mungesën time ashtu si nuk e kanë bërë në Europë. Të vjen keq që largohesh nga shtëpia jote, por duhej që të nisja këtë aventurë të re te Prishtina.

Largimi i Arbi Laçit? Largimet janë gjithmonë të dhimbshme për ata që kanë kontribuar për vite, nga pozicionet më të ulëta te më të larta. Edhe punëtori i fushës nuk duhet të largohet dhe ndien keqardhje. Por jemi duke folur për Tironën, nuk na bën zemra që të urojmë diçka negative sportivisht”, ka thënë Muça. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online