Juventusi e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në Champions League. Bardhezinjtë kanë ndërruar fytyrë në kompeticionin më prestigjoz për klube, duke bërë detyrën ndaj Dinamos së Kievit. Sfida e luajtur në kryeqytetin ukrainas ka përfunduar me shifrat 0-2 për “zonjën e vjetër”, që pas atyre rezultateve zhgënjyese në Serie A rikthehet te triumfi.
Ka qenë Alvaro Morata ai i cili ka bërë diferencën dhe mban petkun e heroit mbrëmjen e sotme. Sulmuesi spanjoll ka zhvlerësuar mungesën e yllit Kristiano Ronaldo, teksa ka tundur 2 herë rrjetën e Dinamos së Kievit. I pari gol do të vinte pak sekonda pas fillimit të pjesës së dytë, ku Morata gjendej në vendi ne duhur dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë. Më pas ishte një harkim i Kuadrados që nuhatet mjaft mirë nga spanjolli i sapoafruar, që mposht për herë të dytë portierin kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Àlvaro Morata with a great header to extend Juventus lead. That was a good cross from Juan Cuadrado too. https://t.co/QSNoRQYeXV
— Max Statman (@emaxstatman) October 20, 2020