“Si ndeshja mes Davidit dhe Goliath-it”, media në Spanjë: Uzuni është në historinë e Ferencvarosh, Barcelona…

Si mund të përshkruhet ndeshja mes Barcelonës dhe Ferencvarosh? Në Spanjë e gjejnë krahasimin lehtësisht: “Si dueli mes Davidit dhe Goliath”. Pra do të jetë shumë e lehtë për katalanasit që të mundin kampionët e Hungarisë duke parë edhe vlerat e skuadrave.

“Espn” ka bërë një analizë ku konsiston se Ferencvaroshi vlen i gjithi 24 milionë euro, ndërsa Barcelona vjen me vlerën e 890 milionë eurove. Gjithashtu rreth 12 lojtarë të Barcelonës si Mesi, Grizman, Fati, Ter Stegen, Coutinho, De Jong, Lenglet, Dembele, Alba, Trincao dhe Rui Pig  kanë vlerë individuale më të madhe sesa e gjithë skuadra e Ferencvarosh.

Media spanjollë përmend faktin se lojtari më i shtrenjtë në merkaton e ekipit hungarez ishte afrimi i Myrto Uzunit që kushtoi 1.8 milionë euro. Kjo për të treguar se luhet ndaj një skuadre që në letër do të jetë shumë më inferiore përballë kundërshtarit, atje ku do të mungojë edhe sulmuesi i Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *