Van Dajk pësoi një dëmtim të rëndë në gju në derbin kudër Evertonit, duke humbur kështu sezonin. Një moment i vështirë në karrierën e tij, teksa do i duhet të qendrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Megjithatë trajneri i Liverpulit ka vendosur t’i japë formë përmes një deklarate për faqen zyrtare të klubit.
E mbështetja nuk mund të vinte pa doza origjinaliteti nga Klop. Trajneri gjerman njihet për deklaratat e tij epike dhe nuk kishte si të mungonte as këtë herë, duke e krahasuar pritjen e Liverpulit për Van Dajkun me atë të një gruaje që pret burrin e saj të dalë nga burgu.
“Është gjithmonë e njëjta gjë, lojtarët duan të jenë vetëm në momente të tilla. Unë jam prej një kohe të gjatë në këtë biznes për ta ditur këtë. Jam lënduar vetë, kisha pikërisht të njëjtin dëmtim nëse kam të drejtë dhe nuk është se ke dëshirë të flasësh.
Gjithçka do të fillojë, por ne jemi në kontakt, natyrisht që jemi në kontakt. Ne jemi atje për të. Van Dajk e di dhe ne do ta presim ashtu si një grua e mirë pret kur burri është në burg. Ndërkohë, do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë sa më të lehtë për të”, ka thënë Klop./Halit Delibashi-Sport Ekspres/