Valon Berisha është futbollisti i vetëm i Kosovës që ka sakrifikuar duke lënë Norvegjinë sapo dardanët u pranuan në organizmat më të lartë europian të futbollit. Megjithëse duhet theksuar se u përmendën shumë lojtarë që do të mbronin ngjyrat e Kosovës si Granit Xhaka, Shaqiri dhe emra të tjerë, ishte Berisha që sakrifikoi si i vetmi futbollist.
Në një intervistë 60 sekondshe për “Prive”, mund të njihet disi më tepër për një anë të pazbuluar ky mesfushor. I ndjeshëm dhe një “diplomat” i futbollit pasi flet pesë gjuhë të huaja, Berisha zbulon edhe se është rritur me gatimin tradicional shqiptar, fasulet. /Sport Ekspres/