Një takim shqiptarësh vjen në “Champions League” atje ku Barcelona do të përballet me Ferencvarosh në mbrëmjen e së martës. Nuk bëhet fjalë këtë herë për dy futbollistë shqiptarë, por për Myrto Uzunin dhe arbitrin e takimit.
Për herë të parë do të jetë një arbitër shqiptar nga Kosova që ndan drejtësinë për ekipin e Barcelonës. Bëhet fjalë për Bekim Zogajn, që do të jetë asistenti i Sandro Sharer. Padyshim që kjo është një arritje më vete për Zogajn që më herët ka gjykuar në nivele mesatare, pa mbërritur asnjëherë deri në këtë pikë. /Sport Ekspres/