Marash Kumbulla ka kaluar javët e tij të para si një lojtar i Romës dhe është gati të japë tashmë një ide të qartë mbi skuadrën e re. Mbrojtësi shqitpar ishte një goditje e madhe në merkato për verdhekuqtë, që pasuruan prapavijën me cilësi dhe talent që premton edhe për të ardhmen. Në një intervistë për “Sky Sport“, Kumbulla tregon Romën në këndvështrimin e tij, si dhe vlerëson kapitenin Xheko si një sulmues të vështirë për t’u mbuluar.
“Më pëlqente shumë dhoma e zhveshjes, shumë e bashkuar dhe e bukur: qeshim dhe bëjmë shaka, atëherë padyshim që janë minutat e seriozitetit. Gjëja që më ra më shumë është grupi shumë i bashkuar.
Xheko është i vështirë për t’u mbuluar, por kjo do të më ndihmojë shumë për t’u përmirësuar. Markimi i një lojtari si Xheko gjatë çdo seance stërvitore vetëm mund t’ju bëjë të përmirësoheni. Ai gjithmonë stërvitet në maksimum, e kam parë shumë mirë. Është një shembull i shkëlqyeshëm për të gjithë ne, ai është kapiteni ynë. Jam i sigurt që do të dalë shumë mirë të dielën ose në ndeshjet e ardhshme.
Qëllimi i skuadrës është për të dhënë gjithnjë më të mirën në fushë, nuk duhet të kufizohemi por të bëjmë më të mirën e mundshme. Pastaj do të shohim se si do të shkojmë.
Pedro dhe Smalling? Ata janë lojtarë që na japin një shtytje shtesë, pasi kanë një përvojë të jashtëzakonshme. Duke i ndjekur ata do të jemi në gjendje të bëjmë shumë mirë”, ka thënë Marash Kumbulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/