Një rrëfim tërësisht i rrallë ka ardhur nga ish-futbollisti i Liverpulit, Tom Brewit. Ky i fundit ka dalë nga akademia e Liverpulit dhe priti shumë vite për një shans në ekipin e parë që nuk po vinte kurrë. Për më tepër që me Jurgen Klop në kryesim të kësaj skuadre, konkurrenca është në nivelin më të lartë, duke mos pasur shumë mundësi për prodhimet e akademisë.
Por në Angli ekzistojnë shumë ndeshje për Kupë që i japin disi më tepër prioritiet talenteve. Ishte sezoni 2015-2016 dhe Brewitt kërkonte që në ndeshjen ndaj Exter të futej me çdo kusht në formacionin e parë të Liverpulit. Klop dukej se do t’ia besonte vendin një tjetër lojtari, Daniel Cleary.
Në kokën e Brewitt po ndërtohej çdo plan i mundshëm për të mbajtur fanellën e titullarit. Nuk do ta mendonte më gjatë për ta dëmtuar shokun e tij të skuadrës vetëm për të pasur mundësinë e artë ndaj Exter.
“Gjithçka që duhej bërë për të qenë e mundur të isha në ndeshje, isha i gatshëm për ta bërë. Nëse kjo do të thoshte që të vrisja dikë ose të thyeja marrëdhënien që kam pasur më parë, isha gati për ta bërë. Thjesht isha i dëshpëruar për të luajtur me Liverpulin. E mora vendimin, isha ose unë ose ai(Cleary), kështu që nisa ti shkojë nga pas në stërvitje.
Në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, unë e vendosa veten gjithmonë në ndjekje të Cleary dhe e kam goditur. Nuk u përpoqa që ta vrisja keq, por mjaftueshëm sa ai të largohej dhe unë të mund të luaja. Kjo ndodhi përpara ndeshjes me Exter.
E dija që ishte ndërhyrje e keqe dhe nuk isha krenar për të. Por nga ana tjetër nuk isha as i turpëruar pasi në kokën time ishte një zgjedhje, duhet të zgjidhja veten. Ose unë ose ai! Përfundoi në paterica për dy javët e ardhshme”, ka thënë Breëit. /Sport Ekspres/