Bruno Telushi ka finalizuar me sukses ditën e djeshme transferimin e tij te Neftchi Baku. Një “ushtar“ që kalon në vendin e luftës, megjithëse luftën e tij do e realizojë në fushën e lojës. Ish-futbollisti i Partizanit ka folur ër herë të parë si lojtari i skuadrës azere, teksa ka dhënë një prononcim për gazetarin e “Supersport“, Glend Tafaj. Telushi ka treguar më tepër për largimin e tij nga Kukësi, ndërsa ish-ekipin e tij, Partizanin, e sheh larg titullit kampion në Superiore.
Transferimi te Neftchi
“Transferimi im te Neftchi tani u kye me sukses dhe unë ndihem mjaft mirë. Mezi po pres të futem në ndeshje dhe të jap maksimumin. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, i uroj suksese ekipit dhe vetes sime.”
Largimi nga Kukësi: “Ishte diçka që unë e prisja. E vura vetë një klauzolë në kontratën me Kukësin, që, nëse do të kisha një ofertë të mirë nga jashtë, do të shkëputesha si lojtar i lirë. E prisja diçka dhe u realizua me sukses.”
Objektivat në Azerbaixhan: “Nefchi është një ekip i mirë, ata gjithmonë synojnë kampionatin dhe kupat e Europës. Shpresoj të jap maksimumin dhe të ndihmoj ekipin, pse jo të fitoj kampionatin.”
“Ushtar” i patrembur nga lufta për Nagorno-Karabgh:
“Këtu, në qytet, nuk është se ka ndonjë problem, nuk më shqetëson asgjë, veç ngadalësisë së internetit, që nuk me lejon të flas me familjen time.”
Kukësi, më lart se Partizani: “Nuk e shoh Partizanin për titull. Nuk e them për xhelozi, sepse u largova nga të kuqtë, por ngaqë shoh grupin aktual. Mendoj se Kukësi është më i fortë për titullin”, ka deklaruar Bruno Telushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/