Spartaku i Moskës duket se i ka mbyllur llogaritë me krahun e djathtë të saj. Rusët kërkuan me ngulm shërbimet e Elseid Hysajt gjatë merkatos, madje trokitën me një ofertë zyrtare në derën e Napolit. 7 milionë euro për të kaltrit dhe dyfishi i pagës për mbrojtësin shkodran ishte ajo çfarë skuadra e elitës së Rusisë ishte e gatshme të paguante. Megjithatë në fund mori një “jo“ si përgjigje.
Por çështja e krahut të djathtë tashmë është një kapitull i mbyllur për ta, pasi kanë gjetur marrëveshjen me Chelsea-n për të marrë të preferuarin e Antonio Kontes. Viktor Moses do të veshë fanellën e tyre për sezonin e ardhshëm, teksa është arritur akordi për të sjellë në Moskë me formulën e huazimit.
Futbollisti nigerian ishte pjesë e Interit që nga janari i këtij viti në formë huazimi, ndërsa kontrata e tij me zikaltrit përfundoi në fund të sezonit të Serie A. Konte e dëshironte sërish në ekip edhe për këtë vit e për këtë arsye Interi kishte nisur sërish bisedimet me “blutë e Londrës“, por pa sukses, pasi Moses zgjodhi të vijonte karrierën në Rusi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?????? ????? – ????? «????????» ???
?????? ??????? ? ??? ?? @ChelseaFC ?? ?????? ?????? ?? ????? ??????-2020/21 ? ???????????? ??????. ???????????? ??? ? ??????-????? ????? ? ?????? ???? ???????? ???? ? ????? ???????! ?#?????????? ??
— ?? «???????-??????» (@fcsm_official) October 15, 2020