Bruno Telushi i befasoi të gjithë me atë largim nga Kukësi muajin e shkuar. Mesfushori iu bashkua verilindorëve në fillim të merkatos pas largimit nga Partizani, ndërsa po brenda së njëjtës dritare transferimesh zgjedh të largohet, por këtë herë jashtë Shqipërisë. Azerbajxhani ishte destinacioni i radhës për të, megjithëse fati i keq e përndoqi, teksa një konflikt i armatosur mes azerëve dhe Armenisë nisi, duke shtyrë kështu zyrtarizimin e tij.
“Ushtar” Telushi është prezantuar ditën e sotme në vendin e luftës, ku do të luajë për në klub të njohur në kampionatin e Azerbajxhanit. Ish-futbollisti i Partizanit është veshur bardhezi dhe do të jetë pjesë e Neftçi Baku për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://www.facebook.com/NeftciPFK/posts/3760028894029559