E rrallë është ajo që ka ndodhur me klubin shqiptar të Besës së Pejës. Skuadra që luan në Superligën e Kosovës ka marrë një vendim të rëndësishëm, pasi ndërron në një farë mënyrë identitetin e saj. Besa ka ndryshuar ngjyrat historike të logos pas 97 viteve.
Tashmë ngjyrat karakteristike bardhekuqe i lënë vendin atyre verdhezi. Një vendim i tillë i befasishëm ka ngjallur edhe reagime të shumta te tifozët, ku shumica dukeshin të habitur për këtë ndryshim. Tifozët kërkojnë ngjyrat historike të klubit të tyre të zemrës, megjithëse Besa e Pejës nga tani e tutje ka vendosur t’i japë vetes një tjetër identitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/