Më në fund është rikthyer qetësia në kampin e Kosovës. Pas atyre rezultateve zhgënjyese që kanë pasuar njëri-tjetrin, tashmë Shaland mund të marrë frymë lirisht dhe të harrojë kritikat e lëshuara në drejtim të tij. Kosova ka dalë e pamposhtur nga Athina, ku ka barazuar me shifrat 0-0 kundër Greqisë.
Kombëtarja helene është ndalur nga duart e portierit Arijanet Muriçit, i cili ka mohuar një gol të sigurt, teksa në minutën e 18 ka arritur të presë një penallti. Grekët nuk arritën ta shfrytëzonin atë “asist“ të arbitrit kryesor të takimit, që u fali një 11 metërsh që lë shumë vend për diskutim.
Kështu, takimi përfundon në një barazim 0-0, me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë. Një rezultat pozitiv ky për dardanët, duke marrë parasysh se shkonin në Athinë me një mal me mungesa të rëndësishme nga pas./Halit Delibashi-Sport Ekspres/