Nga Klaudio Ndreca
Kazakistani arriti që të merrte një pikë në përballjen ndaj Shqipërisë, duke mos bërë asgjë në fushën e lojës, por duke u ndihmuar nga fati dhe mungesa e koordinimit të kuqezinjëve tanë. Një nga të paktët që e ka pranuar te Kombëtarja kundërshtare ishte mesfushori Marat Bystrov.
Ky i fundit është shprehur se mes dy ekipeve kishte shumë diferenca në cilësi, duke e quajtur Kombëtaren e kuqezinjëve si një mekanizëm që funksiononte në mënyrën më të mirë. Bystrov është pjesë e Akhmat Groznit, atje ku luan gjithashtu edhe Odise Roshi. Ky i fundit e ka ndihmuar disi shokun e skuadrës duke i dhënë disa informacione për Shqipërinë, për t’i paraparirë kundërshtarit.
“A ishte rezultati i drejtë barazimi? Mund ta quaj si rezultat të rëndësishëm, pasi miqtë mund të kishin fituar këtu. Ne ishim të informuar se shqiptarët kanë lojtar me përbërje shumë cilësore, por shanset e shekullit do të ishin edhe për ne. Donim që të përfitonim nga mundësitë tona. Kërkova që t’i mashtroja në gjysmëfushën e tyre. Fatkeqësisht nuk arritëm që të shënonim dhe Shqipëria nuk na dhuroi asgjë. Nuk kishim asnjë rast të pastër në portën e tyre.
Lojtari me numër 22, Amir Abrashi më dukej shumë mirë individualisht. E di që luan te Freiburgu dhe e gjitha loja u zhvillua përmes tij. Di sesi ta përdori topin. Shqipëria luajti në mënyrë të koordinuar dhe dukej si një mekanizëm që funksiononte. Kam folur edhe me Odise Roshin para ndeshjes. Ai më tregoi për Shqipërinë, për ndeshjen me Lituaninë. Ishim duke e pritur lojën luftarake”, u shpreh Bystrov. /Sport Ekspres/