Grupi ku ndodhet edhe Shqipëria po rezulton më i forti në Ligën e Kombeve, atje ku është thuajse e pamundur që të bësh një parashikim për mënyrën sesi do të renditen Kombëtaret në përfundimin e këtyre ndeshjeve.
Kuqezinjtë kanë rolin e favoritit absolut duke parë kualitetet dhe futbollistët që kanë në organikë, por deri në këtë momente këtë diferencë nuk e kemi treguar në fushë. Të gjitha skuadrat ndodhen me të njëjtin numër pikësh, duke grumbulluar vetëm 4 të tilla pas 3 ndeshjesh.
Por çudia nuk mbaron këtu pasi asnjë Kombëtare nuk ka arritur që të fitojë në shtëpi. Pra duke parë edhe ndeshjen e radhës që do ta kemi në transfertë, Shqipëria e ka suksesin e garantuar nëse do t’i bazohemi këtij “rregulli”. E nëse e shohim më vëmendje, rezultatet e arritura janë një “copy-paste” i njëra-tjetrës për të treguar saktësisht ekuilibrin e këtij grupi. /Sport Ekspres/
Bjellorusi-Shqipëri 0-2
Lituani-Kazakistan 0-2
Shqipëri-Lituani 0-1
Kazakistan-Bjellorusi 1-2
Kazakistan-Shqipëri 0-0
Lituani-Bjellorusi 2-2