Rikthehen skedinat dhe dyshimet në Kosovë, u ndërpre edhe sinjali për të parë ndeshjen

Ndeshjet e trukuara janë një fenomen që në Kosovë po përfliten prej kohësh, duke u publikuar në media skandale të ndryshme për të shëruar këtë sëmundje. Ndërkohë këtë herë është “Gazeta Olle” që publikon një rast të dyshimtë në përballjen Liria-Trepça.

Dy skedina me vlerë totale 7000 euro janë siguruar nga ana e medias që favorizonin fitoren e vendasve. Rënia e madhe e koeficentit për triumfin e Lirisë është shoqëruar edhe me mbylljen e sinjalit të transmetimit të takimit pas disa minutash, duke mos pasur mundësinë që të ndiqej nga ana e tifozëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *