Ibrahimoviç është shëruar plotësisht nga COVID-19. Në testimet e fundit suedezi doli negativ dhe tashmë ka filluar jetën normale. 39 vjeçari u rikthye ditën e sotme në fushën e gjelbërt, duke u stërvitur individualisht e larg nga skuadra. Sipas thashethemeve të fundit, Ibra pritet të jetë i gatshëm për derbin kundër Interit.
Në një postim në “Instagram”, Zllatan Ibrahimoviç ka publikuar një foto nga seanca e stërvitjes me mbishkrimin: “Ajër i pastër”. Mesa duket, numrit 11 të Milanit i ka munguar shumë të luajë futboll në ditët e karantinës. Pas tij, pritet që edhe lojtari tjetër i kuqezinjve, Duarte të rikthehet nga izolimi pasi të shërohet plotësisht nga koronavirusi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/